Këtë të mërkurë u raportua një kapërcim i “frikshëm” i rasteve të reja me koronavirus në vend dhe duke marrë shkas nga kjo, ministrja e Shëndetësisë bëri thirrje për vaksinim.

 

Ogerta Manastirliu u shpreh në “Facebook” se të gjithë duhet të vaksinohen në pikën më të afërt gjatë gushtit, që është edhe muaji i hapur i imunizimit.

 

“🔴Rritja e infektimeve nga #COVID19 është tregues se vaksinimi nuk pret! Vaksinimi është detyrë qytetare🙌🏻 💉Vaksinohu sa më parë në pikën më të afërt të vaksinimit. Mbro shëndetin dhe jetën. 1,229,405 vaksinime të kryera deri më sot.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *