Kreu i PD-së, Sali Berisha, në 78 vjetorin e tij të lindjes ka ndarë në rrjetin social Tik Tok eksperiencën e tij të hidhur si dhe dy mesazhe për të rinjtë.

 

Berisha tregon se eksperienca e tij më hidhur ishte bindja që ai dhe bashkëmoshatarët e tij kishin krijuar në kohën e diktaturës, se gjërat nuk do të ndryshonin kurrë.

 

Kryetari i PD-së, rrëfen se nga biseda me të rinjtë konstaton se bindja që ai ka patur në rininë e tij në ato vite, ekziston edhe sot tek të rinjtë të cilët duan të largohen nga Shqipëria.

 

Ndër të tjera, Berisha përcjell mesazhin dhe iu sugjeron dy gjëra të rinjve sot, të mos pushojnë së ëndërruari dhe ta duan Shqipërinë.

 

Mesazhi i plotë i Sali Berishës në Tik Tok:

 

“Të dashur miqtë e mi të rinj të Tik Tokut

 

Sot jam 78 vjeç. Nga kjo vjeshtë e bukur e jetës sime dëshiroj tu dërgoj  një mesazh të gjithëve ju. Në moshën tuaj, unë dhe bashkëmoshatarët e mi kishim shumë ëndrra por ato nuk mund t’i realizonim sepse jetonim të shtypur në një diktaturë të egër komuniste.

 

Eksperienca më e hdihur për mua e atyre viteve ishte bindja e krijuar tek ne se gjërat nuk do të ndryshonin kurrë.

 

Nga biseda të shumta që kam patur këto vite me të rinjtë konstatoj që kjo bindje ekziston dhe tek ata dhe me të drejtë shumë prej tyre kërkojnë të largohen nga Shqipëria.

 

Unë dy gjëra të vyera të cilat me kanë ndihmuar mua gjatë rinisë time të kapërcej vështirësitë dua t’ua sugjeroj dhe ju sot.

 

Së pari, mos pushoni kurrë së ëndërruari.

 

Së dyti duajeni Shqipërinë.

 

Në rast se e bëni të parën ju do të keni gjitmonë shpirtin për të bërë gjithçka.

 

Në rast se e bëni të dytën forcat tuaja do të shumfishohen dhe do të kapërceni çdo pengesë dhe vështirësi.

 

Unë e di se ju keni ëndrra fantastike ndaj dhe bashkohuni me ne së bashku.

 

Ju me forcën, pasionin, energjinë, mençurinë tuaj do të shkruani këto ëndrra në realitetin më të bukur të jetës suaj dhe të shoqërisë sonë.

 

Ju përqafoj të gjithëve, Faleminderit shumë”, shprehet Berisha.

 

@prof.dr.saliberisha ♬ original sound – Sali Berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *