Në Greqi vijojnë hetimet në lidhje me ekzekutimin e bosit mafioz Vangjelis Zabunis 44-vjeçe, ndaj të cilit u qëlluan më shumë se 90 plumba kallashnikovi brenda 30 sekondave.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë policia greke ka arrestuar dy persona deri tani një 39-vjeçar dhe një 21-vjeçar, ndërkohë që është shpallur një kërkim edhe një shtetas shqiptar, Xhonatan Pajo 26 vjeç.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas asaj që raportojnë mediat në Greqi dy personat e arrestuar janë të përfshirë edhe në disa vrasje të tjera, pasi konsiderohen vrasës me pagesë.

Gjatë hetimit të detajuar ata akuzohen gjithashtu si vrasësit e Yannis Skaftouros, në Skourta, Viotia, në prill 2022 dhe të Vassilis Roubetis dhe Dionysis Mouzakitis, qershorin e vitit të kaluar, në Korydallos dhe për atentatin ndaj Mavropulos në Katerini dhe dy të afërmve të Yannis Skaftouros.

Ndërkohë që një tjetër 21-vjeçar i cili dyshohej për armëmbajtje pa leje dhe për kontrabandë po ndiqet penalisht në gjendje të lirë, pasi konsiderohet i pa implikuar me ngjarjen.

Mafia kontrollon tregun e  karburanteve në Greqi

Mafia greke ka “zaptuar” tregun e karburanteve në vend dhe ky është shkaku që herë pas here ka patur edhe përplasje mes tyre, çka ka shkaktuar edhe viktima.

Krimi i organizuar në Greqi dyshohet se përgjatë dy viteve të fundit t’i ketë shkaktuar biznesit të ligjshëm në Greqi mbi 1 miliardë euro për shkak të trafikut të karburanteve.

/Vizionplus.tv/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *