Subscribe

Qeveria ka vendosur që në vitin 2017-të të rritë pensionet për 619 mijë pensionistët. Burime konfidenciale për Vizion Plus, thonë se ka filluar puna për të bërë gati shtesën për të gjithë shpërblimin që marrin pensionistët çdo muaj, i cili nuk lidhet me masën 1% që rritet çdo vit, por do të jetë një rritje e pensionit bazë. Ekspertët e Ministrisë së Financave, kanë filluar punën për të bërë gati disa variante për masën se sa do të shtohet pensioni social. Sot, skema me të cilën paguhet një pensionist është Pensioni Social plus Shtesën 1% të mesatares së kontributeve të tij. Është vendosur që të rritet pensioni social. Për 2017-ën, sipas dokumentit të pensioneve, ai është 8 mijë e 400 lek. Këtë Ministria e Financave ka vendosur ta çojë në 9 mijë ose 10 mijë lek. Akoma nuk është rënë dakord se sa do të jetë kjo masë, pasi do të llogaritet defiçiti që do të krijojë në skemë kjo rritje. Megjithatë të njëjtat burime, konfirmojnë se vendimi do të merret brenda muajit tetor, në mënyrë që këto shpenzime të reflektohen në buxhetin e vitit të ardhshëm. Ekspertët kanë disa muaj që po punojnë për të realizuar një formulë, e cila do të mundësonte shtesat në pensione, por puna ka qënë e vështirë pasi skema e re nuk lejonte deformimet. Ministria e Financave ka qënë në bisedime me atë të Mirëqenies Sociale në mënyrë që të gjente një zgjidhje pa shkelur ligjin e pensioneve. Sot, pensioni minimal në qytet sëbashku me kompensimet është 14.200 lek ndërsa maksimali është 25 mijë lek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *