Subscribe

Deputetja Rudina Hajdari deklaroi në interpelancën e kërkuar nga opozita parlamentare për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar se kryeministri Edi Rama kërkon të ndërtojë kulla në truallin e Teatrit.  

Ajo tha se mëngjesin e datës 17 majit u bë një tentativë për vrasje, pasi brenda godinës kishte njerëz, ndërsa e konsideroi një akt barbar.

Hajdari e krahasoi Ramën me ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikola Gruevski, teksa shtoi se do të ketë të njëjtin fat.

“Keni pasur një obsesion me këtë teatër, e keni pasur me atë truall, po të ishte në vend tjetër do ta kishit lënë. Ju doni atë truall në mes të Tiranës për të ndërtuar kulla. Isha këtu kur bëre propozimin e parë, thoni se do modernizoni Tiranën, a nuk jemi ne këtu dhe e dimë fare mirë se këto apartamente luksoze nuk është askush në gjendje t’i blejë. Ju e bëni të gjithë këtë se doni të kënaqni shokët tuaj. Nga njëra anë thoni se keni hequr dorë nga PPP për ndërtimin e teatrit dhe nga ana tjetër Bashkia thotë se nuk i kemi lekët për ta ndërtuar. Më e keqja e shkatërrimit ka qënë ajo ora 4 e 30 e mëngjesit. Në atë ndërtesë ka pasur njerëz, ka pasur njerëz brenda dhe sipër saj keni bërë tentativë vrasje. S’keni pyetur për artistët. Kush i jepte urdhrat zoti Kryeministër? Na e shpjegni si i bëtë ato akte barbare dhe tani . Betonizimi i Tiranës është fakt, ju sot jeni shndërruar në një Nikola Gruevski që ndërtoi statuja e monumente të pakuptimta. Sot jeni po ai njeri dhe do keni të njejtin fat”, deklaroi Hajdari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *