Kreu i PD, Lulzim Basha ka kujtuar 15 dhjetorin e vitit 2010 teksa thekson se demokratët arritën lëvizjen pa viza në Europë me fluturimin e parë drejt Brukselit.

 

Basha thekson se në prag të Kuvendit të 18 dhjetorit, detyra e PD të është të lënë pas të kaluarën për të zgjedhur të ardhmen.

 

“Në 15 dhjetor 2010 ne demokratët përmbushëm një ëndërr për gjithë shqiptarët, lëvizjen pa viza në Europë me fluturimin e parë drejt Brukselit.

 

Të rinj dhe të vjetër që e gëzojnë këtë privilegj prej 11 vjetësh tashmë duhet ta dinë se ai fluturim përfaqëson arritjen më të madhe, hapin më të madh përpara në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian, i cili fatkeqësisht me Ramën ka ngecur në vend numëro.
Në këtë ditë të bukur fare pranë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të 18 dhjetorit, detyra jonë është të bashkohemi rreth vlerave më të mira të forcës tonë politike, ta lëmë pas të kaluarën për të zgjedhur të ardhmen që vetëm ne mund t’ia japim Shqipërisë”, shkruan Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *