E premte, 6 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 27 minuta më parë
Video · Ekonomi

Ndryshon testimi për patentën

Nëse përdorimi i makinave me marshe ju duket i vështirë, tashme ju do te keni mundësinë te merrni patentën, duke u testuar vetëm për automjetet me kamio automatike. Ne këtë mënyrë, do te shpëtoni nga mësimi i përdorimit te marsheve, proces ky i vështirë për një kandidat për shofer. Ministria e Transporteve po bën gati rregulloret qe i hap rruge këtij ndryshimi, qe pritet te hyje ne fuqi brenda këtij viti. Por kush testohet për përdorim te makinës me marshe manuale, nuk do te jete e nevojshme te testohet për atë automatike. E kundërta sipas eksperteve, do te kërkojnë dhënien e provimit nga e para. Sipas Ministrisë, rishikimi i kritereve për te marre patentën është bere me qellim qe t’i jepet me shume rendësi elementeve te sigurisë rrugore me shume se kushteve teknike te makinës. Nga këto ndryshime, nuk preken patentat aktuale.

Më shumë video

Reklamë