Kete te hene depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme do të sjelli mot kryesisht të vranët në të gjithë vendin.

 

Reshjet e  shiu të herëpasherëshme do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensite të ulët përgjatë vijës bregdetare e pjesërisht në Ultësirën Perëndimore. Gradualisht do të prekin edhe pjesën tjetër të vendit me intensitet mesatar, në jugperëndim reshjet do të fitojnë intensitet deri të lartë në formën e shtrengatave dhe rrebesheve afatshkurtëra.

 

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1 deri 8 m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bredgetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shejtësi deri në 18m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3 dhe 4 ballë.

 

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 1 deri 16°C, në zonat e ulëta 2 deri 22°C , zonat bregdetare 6 deri 21°C

 

Gadishulli i Ballkanit ditën e hënë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashereshme me intensitet të ulët deri mesatar, përgjatë vijës bredgetare reshjet hera-herës do të fitojnë intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve.

 

Përsa i përket kontinenti Europian, gadishulli Iberik dhe ai Apenin pritet të jenë nën ndikim e kalimit të një froni të ftohtë atmosferik i cili do të sjelli mot të vranët shoqëruar me  reshje shiu dhe rëni të temperaturave. Ndërsa pjesa tjeter e kontinentit do të jetë nën ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *