Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 June 2026
Vizion fokus

Qeveria reagon për heqjen e flamurit izraelit: Akt i...

Rusia: Ukraina ka kryer sulme vdekjeprurëse në Krime

Rritet në 956 numri i rasteve me Ebola në...

Delegacioni i SHBA dhe i Iranit mbërrijnë në Zvicër...

Kryeministri britanik bëhet gati të japë dorëheqjen! Ja kush...

Protesta para Kryeministrisë, Rama u përgjigjet kritikëve: Nga kush...

Franca ndalon alkoolin në festivalin muzikor, shkak i nxehti...

I riu përplaset nga dy makina njëra pas tjetrës...

60-vjeçari humbi jetën pasi u godit me thikë nga...

Netanyahu urdhëron ndalimin e zjarrit në Libanin jugor, por...

Ndryshon ligji në SHBA, rriten pagat për punonjësit e fast-food

1 Prill 22:05

Shumica e punonjësve të restoranteve që ofrojnë ushqime të çastit në Kaliforni do të paguhen të paktën 20 dollarë në orë, duke filluar nga data 1 prill, kur futet në fuqi ligji i ri i cili ka për qëllim të rrisë sigurinë financiare të një vendi pune që historikisht ka pagë të ulët. Kjo rrezikon të rrisë çmimet në një shtet tashmë të njohur për koston e tij të lartë të jetesës.

Legjislatura demokrate e Kalifornisë e miratoi ligjin vitin e kaluar, me qëllimin për të nënvizuar faktin se shumica e mbi 500,000 njerëzve që punojnë në restorantet e ushqimit të çastit janë persona që mbajnë familjet e tyre.

Kjo përfshin emigrantë si Ingrid Vilorio, e cila filloi të punonte në një nga restorantet e kompanisë ‘McDonald’s’ pasi kishte arritur në Shtetet e Bashkuara në vitin 2019. Tani, ajo punon rreth tetë orë në javë në një tjetër kompani që ofron ushqime të çastit “Jack in the Box” ndërsa bën edhe punë të tjera.

“Rritja e rrogës në 20 dollarë është e mrekullueshme. Uroj që kjo të kishte ndodhur më herët”, tha zonja Vilorio përmes një përkthyesi. “Sepse nuk do të kisha kërkuar kaq shumë punë të tjera në vende të ndryshme.”

Ligji u mbështet nga shoqata tregtare që përfaqëson pronarët e restoranteve që ofrojnë ushqim të shpejtë. Por që kur projektligji u miratua, shumë pronarë të restoranteve të tilla janë ankuar për ndikimin që ligji ka mbi ta, veçanërisht tani që ekonomia e Kalifornisë nuk shënon rritje.

Alex Johnson ka në pronësi 10 restorante në San Françisko nga kompanitë “Auntie Anne’s Pretzels” and “Cinnabon”. Ai thotë se shitjet janë ngadalësuar në vitin 2024, duke e shtyrë atë të pushojë nga puna stafin e zyrës dhe të mbështetet tek prindërit e tij për të ndihmuar me përllogaritjen e pagave.

Rritja e pagave të punonjësve të tij do t’i kushtojë zotit Johnson rreth 470,000 dollarë në vit. Atij do t’i duhet të rrisë çmimet me rreth 5% deri në 15% në restorantet e tij dhe nuk po punëson më. Ai nuk ka në plan të shtojë rrjetin e bizneseve në Kaliforni.

“Përpiqem t’i trajtoj punonjësit ashtu siç duhet . I paguaj aq sa mundem. Por ky ligj me të vërtetë po godet ashpër fitimet tona”, tha zoti Johnson.

“Më duhet të shqyrtoj shitjen apo madje mbylljen e biznesit tim”, tha ai. “Shkalla e fitimit është tkurrur duke patur parasysh rritjen e shpenzimeve të tjera”.

Gjatë dekadës së fundit, Kalifornia e ka dyfishuar në 16 dollarë në orë pagën minimale për shumicën e punonjësve. Një shqetësim i madh gjatë asaj periudhe ishte nëse rritja do të çonte në humbjen e vendeve të punës si rezultat i shtimit të shpenzimeve për punëdhënësit.

Por të dhënat nxorën në pah se rritja e pagave nuk çoi në humbjen e vendeve të punës, thotë Michael Reich, profesor i Universitetit të Kalifornisë në Berkley.

“U befasova nga vështirësia ose se sa i vogël ishte efekti tek humbjet e vendeve të punës. Në të kundërt, gjetëm efekte pozitive të punësimit”, tha zoti Reich.

Ai thotë se ndërsa paga minimale në mbarë vendin është 16 dollarë në orë, shumë nga qytetet më të mëdha të Kalifornisë kanë ligjet e tyre për pagat minimale që janë edhe më të larta. Për shumë restorante që tregtojnë ushqime të çastit, kjo nënkupton se rritja e pagës minimale në 20 dollarë në orë do të jetë e vogël.

Ligji pasqyron një kompromis të hartuar me kujdes midis industrisë së ushqimit të çastit dhe sindikatave të punëtorëve, të cilat zhvilluan një betejë dyvjeçare për rritjen e pagave, përfitimet dhe detyrimet ligjore. Ligji e ka origjinën tek negociatat private mes sindikatave dhe industrisë, përfshirë hapin e pazakontë të nënshkrimit të marrëveshjeve për konfidencialitetin.

Ligji ka të bëjë me restorantet që kanë një numër të caktuar tavolinash për klientët ose nuk kanë fare dhe që janë pjesë e një zinxhiri në shkallë kombëtare prej së paku 60 restorantesh. Përjashtime bëhen për restorantet brenda një qendre tregtare, po ashtu edhe restorantet që gatuajnë dhe tregtojnë bukë si artikull më vete.

Fillimisht u përhap lajmi se rrjeti i restoranteve ‘Panera Bread’ dukej se përfitonte si rezultat i përjashtimeve kur bëhej fjala për tregtimin e bukës. Rrjeti ‘Bloomberg News’ njoftoi se Greg Flynn do të përfitonte nga klauzola, një biznesmen i pasur që ka dhënë donacione për fushatën e guvernatorit Gavin Newsom.

Administrata e guvernatorit njoftoi se restorantet ‘Panera Bread’ nuk përjashtohen nga rritja e pagës minimale pasi nuk e bëjnë brumin në lokal. Edhe biznesmeni Flynn ka njoftuar se do t’i paguajë punonjësit të paktën 20 dollarë në orë./voa

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Kaliforni Ligji i ri Pagesa

Nga e njëjta kategori

Qeveria reagon për heqjen e flamurit izraelit: Akt i turpshëm, bie ndesh me traditën shqiptare të mikpritjes

më shumë...

E rëndë, 11-vjeçari nga Tirana mbytet në Durrës

më shumë...

Rusia: Ukraina ka kryer sulme vdekjeprurëse në Krime

më shumë...

Rritet në 956 numri i rasteve me Ebola në Republikën Demokratike të Kongos

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

12:11

Qeveria reagon për heqjen e flamurit izraelit:...

11:59

Djali i kishte ikur në Greqi për...

11:30

E rëndë, 11-vjeçari nga Tirana mbytet në...

11:20

Rusia: Ukraina ka kryer sulme vdekjeprurëse në...

11:08

Rritet në 956 numri i rasteve me...

10:44

Delegacioni i SHBA dhe i Iranit mbërrijnë...

10:18

Kryeministri britanik bëhet gati të japë dorëheqjen!...

10:05

Kapet në Ksamil “Vis Korçari”, përplasi makinat...

9:49

Protesta para Kryeministrisë, Rama u përgjigjet kritikëve:...

9:46

Franca ndalon alkoolin në festivalin muzikor, shkak...

9:01

I riu përplaset nga dy makina njëra...

8:58

Protestuesit kaluan natën para Kryeministrisë, policia i...

8:30

Mot i kthjellët, temperaturat deri në 37...

8:16

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Qershor...

11:17

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Nikël, detajet...

11:00

60-vjeçari humbi jetën pasi u godit me...

10:49

Netanyahu urdhëron ndalimin e zjarrit në Libanin...

10:47

A dëmton zemrën gjumi në anën e...

10:18

SHBA po monitoron Ngushticën e Hormuzit për...

10:11

Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë/ Tubimit i bashkohen edhe...

Më të klikuarat

  • Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Ramës me ministrat dhe depu...
  • Rama kritikon të tijët në mbledhjen e PS: Kam parë që ka edh...
  • 60-vjeçari humbi jetën pasi u godit me thikë nga fqinji, arr...
  • Djali i kishte ikur në Greqi për punë sezonale, 55-vjeçarja...
  • Protesta para Kryeministrisë, Rama u përgjigjet kritikëve: N...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.