Subscribe

Ne episodin e 10-te te transmetuar mbrëmjen e djeshme ne ekranin e Vizion Plus, “Nga e Para’ trokiti ne derën e familjes Shima. Prej vitesh ajo jetonte ne nje banese ne Bashkinë Kamez, ku thuajse nuk ishte vene dore fare.

 

Por, ajo çka tërhoqi me teper vëmendjen e stafit, nuk ishte thjesht gjendja e renduar e banesës, por historia e trishte e kesaj familjeje te cilën fati e kishte përballur me vështirësi te mëdha.

 

Kryefamiljarja Aleksandra, pas vdekjes se bashkëshortit, u detyrua te bënte edhe nenën edhe babain per fëmijët e saj, ne kushte tejet te vështira ekonomike.

 

Sikur te mos mjaftonin te gjitha këto, vajza e Aleksandrës, Mirela, pas divorcit, u rikthye ne banesën e te ëmës, së bashku me dy fëmijët.

 

Nga ky moment, gjyshja është ajo që kujdeset për ta, pasi Mirelës i duhet që të punojë per te siguruar te ardhura per jetesën.

 

Situatës te pazakonte ekonomike do ti shtoheshin edhe problemet shëndetësore te djalit te vogël te Mireles, Mateos kurimi per te cilin kërkonte nje tjetër sakrifice.

 

Shtëpia ndodhet në kushte tepër të rënda, probleme me lagështirën, mobilie të vjetra dhe dritare me plasmas, gjë që e ka bërë tepër të vështirë jetesën.

 

Stafi i “Nga e Para” ia doli serish qe ne vetëm 7 dite te ndryshonte realitetin ne kete familje duke iu dhëne atyre sadopak shprese per te vazhduar përpara.

 

“Nga e Para” përmbushi me sukses ne ketë mënyre nje tjetër mision, duke nisur rrugëtimin drejt destinacionit te fundit per ketë sezon. Se cili do te jete ai e zbuloni te martën e ardhshme ora 21:00 ne Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *