Subscribe

Debati mes kompanisë së energjisë dhe furrave të bukës, lidhur me tarifimin e tyre, duket se i është dhënë zgjidhje.

Kompania e shpërndarjes së energjisë ka propozuar pranë entit rregullatorë aplikimin për diferencim të çmimeve të energjisë për këto subjekte.

Konkretisht, çmimi është propozuar të jetë i pandryshuar 7.6 lekë kë/h për ato dyqane që shesin bukë, 9.5 lekë për ato që pjesë të aktivitetit kanë dhe prodhimin e ëmbëlsirave si dhe 12 lekë kë/h për ato aktivitete që pjesë të tyre kanë bar kafe.

“Ne kemi pasur një diskutim shumë të gjatë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë me përfaqësues aty dhe kemi bërë një lloj tipologjie që besoj dhe me shoqatën e furrave të bukës kemi gjetur dakordësinë”, tha Enea Karakaci administrator i OSSHE

Tarifat janë zyrtarizuar pas konsultimeve me ministrinë si dhe me shoqatën e prodhuesve të bukës
Ne kemi rënë dakort për këtë kategorizim të aktiviteteteve dhe vijmë sot me këto me propozime për ti dhënë këtij debati një zgjdhje të përhershme- tha Gëzim Peshkepia nga shoqata e frrave të bukës.

Vitet e fundit ka një rritje të ndjeshme të bizneseve që ushtrojnë një aktivitet të tillë, duke u kthyer në klientë me ndikim në sistemin energjetik.

Furrat e bukës konsumojnë sot rreth 66 milionë kilovatorë në vit. Është një nga konsumatorët më të rëndësishëm që ne kemi të lidhur në sistemin tonë dhe nga ana tjetër ka qenë gjithmonë një debat i hapur pa një zgjidhje permanente që sigurisht do të akomodonte edhe nevojën e shoqatës tuaj, por nga ana tjetër nuk do të dëmtohej edhe OSHEE-ja. 66 milionë kilovatorë në vit janë një shifër e rëndësishme e përkthyer në 500 milionë lekë për kompaninë-tha ministrja Belinda Balluku

Prej rreth dy vitesh furrat e bukës dhe OSSHE ishin në debat. Biznesit brenda një ambienti ushtronin tre aktivitete, ndërsa çmimi energjisë faturohej si prodhues buke, çmim i cili është i subvenvcionuar./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *