E premte, 18 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ndryshojnë rregullat për të hyrë në Malin e Zi

Ilustrim · Vizion Plus

Ata që duan të futen në Malin e Zi duhet të kenë me vete vetëm përgjigjen e tamponit të tyre. Ky është rregulli i ri që është vendosur nga autoritetet e që u njoftua nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër.

 

Sipas saj, ky rregull do të jetë i vlefshëm për javët në vijim, deri në një urdhër të dytë, nga e hanë në të premte, ora 22.00.

 

Pak ditë më parë Mali i Zi njoftoi se do të lejojë të hyjnë vetëm personat me leje qëndrimi, leje pune, ata që kalojnë tranzit për në vendet e tjera dhe duhet të jenë pajisur me bileta avioni.

 

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh