Subscribe

Pas kërkesës së Fondit Monetar Ndërkombëtar për të forcuar rregullat në dhënien e koncesioneve, Këshilli i Ministrave përmes një vendimi bën kusht të domosdoshëm matjen e efekteve që ky partneritet publik privat ka në ekonomi. Nëse në studimin që do të bëjë komisioni i vlerësimit të ofertave, kostot për ekonominë shqiptare janë më të larta, atëherë qeveria nuk mund të firmosë kontratën.

Autoriteti kontraktues, bazuar në raportin përmbledhës të hartuar nga komisioni i koncesionit/PPP, me vendim përcakton: a) shtyrjen ose refuzimin e plotë të zbatimit të projektit. Bazat për ndërprerjen mund të përbëhen nga provat thelbësore të mungesës së mundshme të fizibilitetit të projektit/alternativave që janë analizuar. Prova të tilla krijohen në bazë të krahasimeve paraprake të përfitimeve dhe kostove të përdoruesve, të informacionit për mungesën e fizibilitetit/përshtatshmërisë financiare apo të konkluzionit.

Po ashtu pikët bonus që i jepen në tender firmës që ka bërë propozimin e pakërkuar tashmë miratohen nga qeveria.

Këshilli i Ministrave, në bazë të propozimit të autoritetit kontraktues, miraton me vendim pikët që i jepen si bonus për propozuesin.

FMN nënvizoi në shkurt, pas miratimit të dy kësteve të kredisë për Shqipërinë që Ministria e Financave duhet të bëjë një studim fizibiliteti dhe analizë kosto-përfitim për çdo partneritet me privatin. Fondi tashmë ka në dorë edhe projektin e firmës E-MPOS që ka këkruar koncesionin e TVSH-së dhe do të sjellë propozimet në Ministrinë e Financave për këtë kontratë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *