E shtunë, 26 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Ndryshojnë pagat në Albpetrol, pezullohet ristrukturimi

Teksa konsumi i naftës në mbarë botën ka pësuar rënie, kompanitë që operojnë në këtë industri janë përfshirë në probleme të forta financaire. E tillë është edhe situata me kompaninë Albpetrol në Shqipëri. Minsitria e Energjisë si pronare e saj ka vendosur që të pezullojë ristrukturimin e kompanisë.

Në bashkpunim edhe me Sindikatën e Naftëtarëve, Ministria ka rekomanduar një rregullim të brendshëm të pagave të punonjësve. Konkretisht: Punonjësit e terrenit, të cilët kontribuojnë për prodhimin, pra naftëtarët dhe specialistët e tjerë, do të vazhdojnë të përfitojnë të njëjtat të drejta në pagë.

Asnjë punonjës i Albpetrol nuk do të humbasë vendin e punës deri në përfundim të situatës së pandemisë së COVID-19. Është pezulluar procesi i ristrukturimit dhe të gjithë punonjësit e njoftuar më parë për ndërprerje të marrëdhënieve të punës do të paguhen me pagën e luftës deri në përfundim të periudhës së pandemisë së COVID-19.

Reduktimi i pagës deri në 60% është bërë vetëm për administratën e shoqërisë, e cila ka pasur një nivel të lartë page.

Ministria njofton se në bashkëpunim me stafin drejtues të Albpetrol i është dhënë zgjidhje depozitimit të naftës, pasi çmimi aktual i brendit nuk lejon tregtimin e produktit.

Vazhdo të lexosh