Në një kohë që Prokuroria ka nisur hetimet për pajisjen e përgjimit, e cila sipas opozitës në kundërshtim me ligjin mbahet nga policia, drejtuesit e policisë pretendojnë për pajisje gjurmimi dhe lokalizimi. Më herët, drejtori i përgjithshëm Haki Cako mohoi në Komisionin e Sigurisë ekzistencën e një pajisje të tillë por vetëm gjurmimi e lokalizimi. Bëhet fjalë për një pajisje, e cila ndryshe nga ato te përgjimit, e cila shërben si një antenë valësh ndërmjet aparatit të telefonit dhe valëve reale, të cilat ofrohen nga shërbimet e telefonisë celulare. Ndryshe e njohur si “Njeriu në mes” kjo pajisje arrin të lokalizojë vendndodhjen e përdoruesit të celularit, i cili është nën hetim. Ajo është përdorur edhe në shumë raste të tjera vite më parë ne bashkëpunim me Interforce, në lokalizimin e të shpallurve në kërkim. Kjo pajisje sipas të njëjtave burime, gjurmon dhe zbulon bartësin e numrit te telefonit me nje marzh gabimi 1.5 deri ne 2 metra. Në disa vende të Europës, përdorimi i saj kërkon rregullim të veçantë ligjor, ndërkohë që pajisja e përgjimit funksionon në një tjetër mënyrë. Në kombinim me valët, por edhe rrjetin një pajisje përgjimi në më të shumtën e rasteve, kërkon që të jetë pranë zonës se ku do të bëhet përgjimi, ndonëse organet ligjzbatuese kanë instaluar shpërndarës në shumicën e antenave të telefonive celulare. Nëpërmjet këtyre shpërndarësve kur telefoni është në standby mode, atëherë valët e tyre arrijnë të interceptojnë valët e telefonive dhe të kryejnë përgjimet, të cilat aprovohen nga Prokurori. Në Amerikë, organet ligjzbatuese përdorin një pajisje përgjimi, e cila quhet STINGRAY. Krahas përgjimit, kjo pajisje mund të nxjerrë nga telefoni juaj celular dhe të gjithë informacionin që mbani në të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *