E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Ndryshimi i Tiranës në 30 vjet, ekspozitë për transformimin urbanistik

Ndryshimi i kryeqytetit shqiptare ne tre dekada prezantohet ne nje ekspozite te veçante ne galerinë FAB. Ne kujdesin e piktorit italian Eguenio Tibaldi dhe me pjesëmarrjen e 10 piktorëve të rinj shqiptarë, ekspozita sjell punime ne telajo dhe instalacione qe trajtojnë transformimin urban te Tiranës nga viti 1989 deri ne vitin 2019-te .

 

“Në Tiranë unë shikoj një qytet që është i ndriçuar dhe me këtë nënkuptoj pjesën e qytetit të ri, dhe një tjetër pjesë jo shumë në dritë që unë do ta quaja qyteti informal, ai në zhvillim, por që mua më pëlqen ky i fundit, sepse është plot më energji. Më pëlqen struktura informale e shtëpive, njerëz që shesin në cep të rrugës edhe pse qyteti ofron qendra tregtare të mëdha dhe të mira. Tirana e re është një projekt i të ardhmes, por unë shikoj njerëz që duan të ruaj këtë lloj kulture.”

 

Reklamë

Pjesëmarrja e të rinjve ishte e nevojshme për këtë ekspozitë për të sjellë energjinë e re qe i duhet kryeqytetit, i cili është gjithmonë ne zhvillim.

 

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri ne datën 18 Mars.

Më shumë video

Reklamë