Nisma Thurje ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për të zhvilluar një referendum për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

 

Endri Shabani sqaroi se kërkesa mbështetet në nenin 150-të të Kushtetutës, i cili u jep të drejtë 50 mijë zgjedhësve që të kërkojnë zhvillimin e një referendumi.

 

Në këtë aksion politik janë bashkuar edhe disa prej partive të vogla, të cilat besojnë se Shqipëria ka nevojë për një sistem të ri.

 

Por në vitin 2008, një nismë e ngjashme është rrëzuar, pasi referendumi për sistemin zgjedhor mund të miratohet vetëm me votën e 94 deputetëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *