E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Ndryshimi i orarit në shkolla

Lajmi për ndryshimin e orarit ne shkolla ka qene surprize per mësuesit. Nuk pranojnë te flasin, por jashtë kamerës ata ngrëne nje sere pikëpyetjesh per ketë ndryshim te menjëhershëm.

 

A do te ketë ndryshime te teksteve dhe programit mësimor dhe a do te japë rezultat ky model?

 

Reklamë

Drejtues ne Ministrinë e Arsimit sqarojnë nismën qe do te nise zbatimin ne 1 shkurt ne te gjitha shkollat publike dhe private. Brenda 6 orëve nxënësit do te bëjnë vetëm 3 lende 90 minuteshe me pushime te ndërmjetshme.

 

Drejtoresha e arsimit parauniveristar sqaron se ndryshimi i orarit nuk do te  preke tekstet dhe kurrikulen mësimore. Reforma synon rritjen e cilësisë dhe uljen e ngarkesës se çantave te shkollës.

 

Nuk kane munguar zërat kundër dhe kritikat e ashpra ndaj ndryshimit te orarit ne shkolla ne mes te vitit shkollor. Pedagogia e Fakultetit te Shkencave Sociale Edlira Haxhiymeri, deklaron se ky model me pare duhej te pilotohej ne disa shkolla. Sipas saj nxënësit do te kene vështirësi me përqendrimin ne orët 90 minuteshe.

 

Duke filluar nga muaji shkurt, shkollat do te bëjnë orarin e ri. Pjese e këtij ndryshimi do te jene edhe shkollat private. Ndërsa është menduar qe pushimi i gjate te behet pas orës se pare 90 minuteshe dhe mes dy orëve te tjera do te ketë pushime te shkurta.

Më shumë video

Reklamë