Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu e konsideron një akt kriminal dhe korruptiv ndryshimin e kushtetutës këtë të enjte nga Parlamenti.

Në një postim në “Facebook”, Mediu tha se ky është një hap flagrant i manipulimit të zgjedhjeve dhe se ka shkatërruar jo vetëm marrëveshjen e 5 Qershorit, por dhe traditen e reformave zgjedhore me konsensus.

Sipas tij, opozita ka vetëm një rrugë: të mobilizojë shqiptarët kudo që janë, në përballjen me regjimin anti-evropian të Ramës.

“Ndryshimi i Kushtetutes nga nje parlament qesharak qe nuk perfaqeson asnje interes qytetar por korruptiv e kriminal eshte nje akt i paprecedente. Shqiperia eshte vend anetare I NATO-s dhe aspiron te behet vend anetar i BE. Nuk ka asnje vend anetar te NATOs apo BE te ndryshoje kushtetuten ne parlament per qellime meskine pushteti. Edhe ne Rusi kushtetuta per qellime politike te perjetesimit te pushtetit u be me referndum nga Putin. Ky eshte hapi flagrant I manipulimit te zgjedhjeve dhe thirrja qe Rama I ben krimit dhe korruspionit per mos tu ndalur me manipulimin e zgjedhjeve te ardhme. Shteti shqiptar ka kohe qe ka rene dhe kjo eshte nje thirrje alarmi per shqiptaret, sepse bashke me shtetin ka rene dhe cdo e drejte e shqiptareve dhe mundesi e tyre per te ndertuar te ardhmen e tyre ne Shqiperi me kete regjim. Ky akt i sotem ka shkaterruar marveshjen e 5 Qershorit, por dhe traditen e reformave zgjedhore me konsensus duke krijuar keshtu nje krize permanente poltike. Opozita ka vetem nje rruge te mobilizoje shqiptaret kudo qe jane ne cdo skaj ne perballje permanente me kete regjim antikushtetues, antikombetar dhe anti-Europian.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *