Subscribe

Çdo hyrje banese, biznesi, institucioni, shtëpi ne proces legalizimi ne fshat apo qytet, do te ketë adresën e saj përfundimtare. Ky është nje nga 800 operatoret e shpërndare ne te gjithë vendin qe punojnë ne terren për regjistrimin e adresave. Krahas te dhënave per çdo familje me qera ose jo apo biznes, ne adresar shënohet numri i kontratës se energjisë elektrike dhe ujit. Te gjithë institucionet do te kenë një sistem unik adresash.

 

Çdo operator ka zonën e tij te regjistrimit te adresave. Por shpesh here, paraditeve i ndodh te mos kryeje regjistrime. Brenda 28 korrikut çdo familje qe jeton me qera ose jo do kete adresën dhe gjendjen civile ne njësinë administrative ku jeton. Tashme me ligj sa here ndërroni qytet, zone apo banese do te ndryshoni edhe adresën dhe gjendjen civile. Ju do te jeni banor i zonës ku jetoni dhe per këtë do te keni afat 30 dite nga momenti qe ndërroni shtëpinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *