Subscribe

Lideri i opozitës, Sali Berisha mungon prej dy muajsh në parlament, ndaj komentet për ndryshimet në buxhetin e këtij viti ish-kryeministri i bëri nga dritarja e banesës së tij.

Para demokratëve që si çdo mbrëmje u mblodhën në mbështetje të kryetarit të tyre, Berisha vuri në dukje se  buxheti për vitin 2024 parashikon rreth 7 miliardë euro shpenzime, por qytetarët janë ata që përfitojne më pak.

Lexo edhe :

Related Posts

“Në qoftë se një të shtatën e kësaj shume, në këto kushte, do vendosnin t’ia kushtonim qytetarëve, brenda një muaji të gjitha rrogat dhe pensionet në Shqipëri do rriteshin me 50 përqind”, tha Berisha.

Sipas liderit të opozitës edhe këtë vit, qeveria e drejtuar nga kryeministri Rama ka lënë jashtë vëmendjes qytetarët siç ka bërë prej vitit 2013 kur erdhi në pushtet.

“Në 10 vite, qeveria, organizatë kriminale e Edi Ramës, ka shpenzuar rreth 56 miliardë euro, borxhe, të ardhura dhe të tjera. Imagjinoni ju 56 miliardë euro, në qoftë se nuk do ishin zhdukur si në vrimat e zeza të galaksive, Shqipëria sot do ishte të paktën 3 herë më mirë. Rrogat do ishin minimumi tre herë më të larta”, tha Berisha.

Sipas liderit të opozitës korrupsioni i qeverisë është arsyeja kryesore pse shqiptarët janë të varfër. Ish-kryeministri u bëri apel qytetarëve që  për paga e pensione më të mira, të bashkohen me opozitën e të ngrihen kundër qeverisë Rama./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *