Ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari shkruan se Ëngjëll Agaçi mori postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, pasi u “xhelozua nga tenderat marramendëse” të Plarent Ndrecës.

Në një postim në “Facebook”, Braimllari tha se emërimet në Ministrinë e Brendshme dëshmojnë edhe njëherë se hajdutët po vazhdojnë të hanë kokat e njëri-tjetrit.

“Hajdutët po hanë kokat e njëri tjetrit! Ndryshimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme tregon qartë se hajdutët e Rilindjes, sot kanë filluar të hanë kokat e tyre. Engjëll Agaçi i xhelozuar nga ‘bëmat marramendëse’ të Plarent Ndrecës me tenderat vendosi që ta marrë vetë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme. Elona Pici është si të jetë vetë Engjëll Agaçi. Pas kapjes së të gjitha institucioneve, sot Engjëll Agaçi ka kapur dhe Sandër Lleshin duke e kthyer atë në një kukull në krye të këtij dikasteri.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *