Pasi Komisioni i Ligjeve miratoi këtë të enjte ndryshimet e propozuara në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ka ardhur edhe reagimi i LSI-së përmes nënkryetares Erisa Xhixho.

 

Përmes një statusi në “Facebook”, ish-deputetja shkruan se një nismë e re ligjore e qeverisë për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, është haptazi iniciativë për të kapur Kushtetuesen.

 

Xhixho tha mes të tjerash se emërimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese është një e drejtë ekskluzive e Presidentit të Republikës.

 

“Kushtetuta është e qartë dhe nuk lë vend për interpretim, apo për zgjidhje të tjera ligjore duke e konsideruar një kompetence ekskluzive të Presidentit të Republikes. Akti i betimit nuk është thjesht nje akt formal pasi vetëm pas këtij momenti Gjyqtari apo çdo funksionar tjetër që ushtrimin e detyrës e ka te lidhur me momentin solemn të betimit do mund të legjitimohet dhe të fillojë ushtrimin e detyrës së tij. E thënë ndryshe betimi eshte kontata e punës për personin. Më e rëndë është dhe fakti qe ky ligj ka fuqi prapavrepuese, pra bëhet vetëm për të bërë gjyqtare Arta Vorpsin dhe aspak për çeshtje parimore, por vetëm për interesa politike që synojnë kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga qeveria .Padyshim që të gjithë e kuptojmë që qellimi i kësaj maxhorance është dobësimi i Presidentit të Republikës si i vetmi organ legjitim qe i ka dal perballë në mbrojtjen e Kushtetutës dhe vlerave të demokracisë kësaj maxhorance të kriminalizuar. Kjo nuk është hera e parë që kompetencat kushtetuese të Presidentit merren me ligj , duke e kthyer tashme në një praktikë antikushtetuese.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *