Subscribe

Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi pjesërisht ligjin e pronave, Sonila Qato, kryetare e agjencisë së pronave sqaroi se metodologjia e vlerësimit financiar  nuk ndryshon. Sipas saj, kompensimi financiar do të vijojë pa cenuar vlerësimet e bëra deri më tani.

“Marrja në dijeni mbi shfuqizimin, e pikës 5 të nenit 6 të ligjit, e vendos ligjin, përpara cenimit të parimit kushtetues të trajtimit të barabartë të pronarëve përpara ligjit, vetëm për sa u  përket pronave të cilave u ka ndryshuar zëri kadastral, i pronës nga origjina deri më sot, pasi pronarët që kompensohen, vlershmi bëhet në zërin e origjinës, ndërsa pronarët që përfitojnë kompensim fizik në pronën e njohur e përfitojnë atë të plotë.”

Por vetë pronarët e konsiderojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese një fitore të pjesshme. Sipas tyre me lënien e ligjit në fuqi, konflikti mes shtetit dhe pronarëve mbetet sërish i hapur.

“Çështja e pronave nuk është më vetëm e shtetit dhe institucioneve, por është çështje e së drejtës. Ndaj ne e kemi gjetur rrugën tonë të së drejtës. Ankimim për çdo rast në Gjykatën Ndërkombëtare, për aq kohë sa qeveritë në çdo ligj që kanë hartuar nuk kanë patur në konsideratë të drejtat e pronarëve.” 

Ndër vite një sërë ligjesh për pronat janë miratuar, por me pas janë shfuqizuar plotësisht ose pjesërisht nga Gjykata Kushtetuese. Në këtë mënyrë çështja e kthimit dhe kompensimit nuk ka marre ende nje zgjidhje përfundimtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *