E mërkurë, 7 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ndryshimet në Kodin Penal/ Rama: S’ka shans të ndalohen memet me ligj!

Kryeministri Edi Rama reagoi pas lajmit se në Kodin Penal do të kryhen ndryshime, që përfshijnë edhe dënimin me burg për ata që bëjnë meme në rrjetet sociale.

 

Reklamë

Rama tha se në “Twitter” se diçka e tillë nuk mund të ndodhë, ndërsa ju përgjigj edhe atyre që e kundërshtuan draftin.

 

Reklamë

“Shih shih qenkan revoltuar ca analistë se do u dënokan memet me Kod Penal, duke u nisur nga s’di ç’material jozyrtar! Po si mund të ndalohen memet me ligj na e thonë dot këta orakuj të kombit? Asnjë shans s’ka, ku ta gjenim që dhe këta të merreshin me meme që të vlenin për diçka!”

 

Ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë po punojnë ende dhe drafti nuk është përfundimtar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë