E enjte, 15 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 minuta më parë
Politikë

Ndryshimet në Kodin Penal, Alaudin Malaj: Të turpshme, po hapin burgje

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj i ka cilësuar të turpshme ndryshimet në Kodin Penal. I ftuar këtë të martë në studion e Quo Vadis, të moderatores Pranvera Borakaj, në Vizion Plus, Malaj tha se këto ndryshime po hapin më shumë burgje, duke e kthyer Shqipërinë në diktaturë.

Malaj tha se edhe më e rëndë është e drejta që i jepet policëve, gjyqtarëve apo prokurorëve për të hetuar bizneset.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Malaj: Kjo, si iniciativë e mazhorancës, ka katër vite. Ishte një legjislacion prej 500 faqesh. Unë mendoj se mazhoranca duhet të tërhiqej.

Reklamë

Borakaj: Si duken ndryshimet?

Malaj: Kjo është një nga gjërat më të turpshme. Sot kemi një kryeministër që është i shqetësuar për njerëzit në burg. VBE i ka bërë thirrje që Shqipëria futet te vendet diktatoriale. Ky ligj që kërkon të sjellë në Parlament sjell më shumë burgje, më shumë të paraburgosur.

Borakaj: Çfarë kriminalizon?

Malaj: Që nga parkimi i makinës, te sharja, te fyerja. Nuk po hy te fyerja, sepse po çel anarki të re në sistem. E dyta, kjo është një lloj uzurpimi i biznesit privat në Shqipëri. Sot çdo lloj prokurori, gjyqtari e polici mund të hetojë dhe të bllokojë këdo nga bizneset private. Mund të bëjë edhe bashkëpunëtorë stafet.

Borakaj: Pa pasur indicie?

Malaj: Indicie ka gjithmonë. E vetmja gjë që më rëndon është se si ka mundësi që në vitin 2026 të mendohet ta bëjmë shtet edhe biznesin privat.

Vazhdo të lexosh

Reklamë