E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ndryshimet kushtetuese/ Presidenca-Ramës: Pse ke kaq frikë nga populli?

Presidenti Ilir Meta, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama përmes zëdhënësit të tij, Tedi Blushi lidhur me çështjen e ndryshimeve kushtetuese.

Në një postim në “Twitter”, kreu i qeverisë deklaroi se listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me “ligj dhe zakon”, ndërsa shtoi se askund nuk bëhet me referendum ndryshimi i sistemit.

Reklamë

Blushi theksoi se në Shqipëri kanë ndodhur 2 referendume, ku ka fituar populli.

 “Pse kaq frikë nga populli? Në Shqipëri kanë ndodhur DY REFERENDUME dhe në të dyja herët ka fituar POPULLI. Padyshim edhe REFERENDUMIN E TRETË DO TA FITOJË POPULLI. Sepse në Republikën e Shqipërisë, SOVRANITETI I PËRKET POPULLIT dhe vetëm atij. Mos kini frikë nga populli!”, shkruan Tedi Blushi në reagimin e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë