E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ndryshimet klimatike, mijëra të rinj protestojnë në SHBA dhe Australi

Më shumë se 100 mijë protestues janë mbledhur në Meburn të Australisë kundër ndryshimeve klimatike. Pjesa më e madhe e tubuesve janë nxënës e të rinj.

 

Marshimi për ndryshimin e klimës në planet, e shkaktuar nga gazrat atmosferikë po udhëhiqet nga 16 vjeçarja Greta Thunberg. Në mbështetje të kauzës së saj janë dhe grupe humanitare, organizata mjedisore e civilë.

 `

Reklamë

Edhe në Europë e SHBA aktivistë në mbrotje të mjedisit po protestojnë kundër ndryshimeve klimatike. Protestuesit janë mbledhur në Londër e Paris këtë të premte, në atë që pritet të jetë demostrate më e madhe në mbrojtje të mjedisit në historinë e planetit. Në New York 1.1 milion studentë kanë marrë leje nga shkollat e tyre për të dale ne rruge.

 

Protestuesit po i bëjnë presion politikanve për të marrë masa emergjente në mbrojtje të mjedisit.  Klima në tokw ka ndryshuar vazhdimisht.  Shkencëtarët janë të shqetësuar se një luhatje e tillë po shkakton një ngrohje të shpejtë, e shkaktuar nga njeriu me industrinë gjithnjë e në zhvillim.

 

Ndërsa të dhënat satelitore flasin për një rritje mesatare në nivel global të detit, me 3 milimetra në vit, e shkaktuar jo vetëm nga shkrirja e akullnajave por edhe nga zgjerimi termik i ujërave.  Efektet e një klime në ndryshim ndikojnë në ekosistem, që nga bimët e kafshwt e deri tek njeriu.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë