Ndryshimet “e nxehta” në PD që “trazuan” ujërat, gazetari Hitaj: Bardhi u çua në Fier sepse qarku ka nevojë për unifikim! Shkurti: As Krishti s’i zgjidh përçarjet

Në mungesë të Sali Berishës, i cili ndodhet në “arrest shtëpie”, me punët e Partisë Demokratike do të merret Flamur Noka dhe Edi Paloka në kushtet kur jemi vetëm 8 muaj larg zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
Me caktimin e drejtuesve të rinj politikë, ujërat në Partinë më të madhe opzitare në vend u trazuan. Sali Berisha vendosi që t’i besojë Fierin Gazment Bardhit duke spostuar Luan Baçin.
Në “Quo Vadis” në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt u diskutuan ndryshimet “e nxehta” të PD-së. Të ftuar në studio ishin deputeti Luan Baçi, gazetari Arbër Hitaj, gazetari dhe alalisti Armir Shkurti dhe kryetari i kryesisë së Nismës Thurrje, Pano Soko. Gazetari Hitaj në studio ka treguar edhe arsyet pse Bardhi u caktua në Fier.
Hitaj: Besoj që zoti Bardhi ka vajtur atje edhe me kërkesë të tijën por edhe me kërkesë të një pjese të PD. Fier kam parasysh Lushnjën. Dihet që Bardhi ka një raport shumë të mirë me zotin Korreshi. Vakumi i madh nga largimi i Alibeajt.. në qendër diskutohej herë pas here që Baçi është shumë i mirë por ka nevojë për mbështetje të fortë. Qarku është aq i madh sa që duhet një njeri që të unifikojë Lushnjën dhe Fierin. Ka pasur divergjenca të theksuara edhe personale, zoti Korreshi me zotin Baçi.
Baçi: Ato kanë qenë fjalë të nivelit të ulët.
Hitaj: U quajt e arsyeeshme që të shkonte dikush nga qendra që të shuante këto probleme që kishte baza. Ky ka qenë konfigurimi dhe pse është zgjedhur Bardhi. Është një qark i rëndësishëm, ka shumë vota, ka 16 mandate deputetësh. Herën e fundit opozita ka pasur një rezultat shumë të mirë nëse e krahasojmë me zgjedhjet e vitit 2017. U kalua edhe rezultati i vitit 2009. Bën një lloj sensi politik çuarja e dikujt siç është kreu i grupit parlamentar, Bardhi.
Shkurti: Nëse Fieri është i paorganzaur, me përçarje të brendshme, pa demokraci, ço kë të duash, Krishti të zbresë, nuk e bën dot, sidomos në një periudhë kaq të shkurtër. Pa realizuar një organizim solid të peshës kryesore, të karabinasë së partisë, çdo Flamurin, Palokën, apo dikë tjetër, kjo nuk e bën diferencën. Kandidati për kryeministër në 2025 është Edi Rama. Rama kontrolllon çdo qelizë të jetës shqiptare. Nëse nuk jeni koshientë për këtë vazhdoni diskutoni “ç’i tha Bardhi atij, çi tha Luani atij”./vizionplus.tv




