E premte, 2 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Ndryshime të vogla nga rinumërimi në qarkun e Tiranës, “bien” PS dhe PD, 3 vota shtesë për Shehajn dhe 5 për Bashën

Prej dy ditësh, vijon procesi i rinumërimit të votave për subjektet politike dhe kandidatët në qarkun e Tiranës.

Sipas të dhënave të pasqyruara në faqen zyrtare të KQZ, për rreth 85 kuti të rinumëruara rezulton se Partia Socialiste ka humbur 42 vota, ndërsa Partia Demokratike 19 vota.

Reklamë

E kundërta ka ndodhur me plus 3 vota për Partinë Mundësia të Agron Shehajt dhe 5 vota për Koalicionin Euroatlantik të Lulzim Bashës.

Po të njëjtat statistika tregojnë se PSD ka humbur 7 vota ndërsa Lëvizja Bashkë ka fituar 2 vota.

Rinumërimi i 1282 kutive të votimit, përjashtuar diasporën, Vorën dhe Njësinë nr.10 në kryeqytet për shkak të votmit dhe numërimit elektronik po zhvillohet në pallatin e sportit “Fahrie Hoti” në kryeqytet.

Të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësuesit e palëve ankimuese.

Vendimi për hapjen e kutive në katër qarqe u mor nga dy antarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve pas pretendimeve të PD për parregullsi ne zgjedhjet e 11majit./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë