Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i ftuar në edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, ka folur mbi parashikimet e projekt buxhetit 2022 për bujqësinë.

Ai ka sqaruar deklaratën e bërë sot në Komision, ku theksoi se heqja e rimbursimit 6 për qind për fermerët është TVSH-ja.

“6 për qindshmi tentohet të shitet si subvencion, por është TVSH-ja. Kur rimbursohet vetëm 6 për qind, duhet të ngrihet çmimi 14 për qind. Agropërpunuesi duhet ta blejë 14 për qind më lirë. Kaq nuk e shet dot fermeri sepse nuk i del kostoja. Kështu i marrin nga importi. Unë kam paraqitur një projektligj në parlament për ndryshimin e ligjit për bujqësinë, dhe një tjetër për ndryshimin e skemës së TVSH. Kam kërkuar që të jenë të barabarta si në blerje dhe në shitje. Ju do të shihni shumë shpejt një reagim të fuqishëm. Kur i heq edhe këtë 6 për qind, akoma edhe më shumë do të ketë reagime. Duhet të flasë njëherë me grupet e interesit, pastaj të ndryshojë ligjet.”

I pyetur se çfarë pritet të sjellë për fermerët ky vendim, Duka tha: “Do rriten çmimet, jo për fajin tonë, por sepse janë rritur në tregjet ndërkombëtare. Është konkurrenca e lartë ajo që i rregullon çmimet. Nuk mund t’i mbash cmimet e ngrira, nëse kërkon ti mbash, është autoriteti i konkurrencës që nuk i lejon. Është shqetësim ndryshimi kaq shpesh i politikave fiskale, i çorienton.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *