Subscribe

Të hënën e 4 shtatorit e gjithë Partia Socialiste do të përcaktojë kursin në nisje të sezonit të ri politik.

 

Pas një vere “jo të qetë” për mazhorancën qeverisëse për shkak se në rrjetën e SPAK kanë rënë ish-zyrtarë të lartë saj, të akuzuar për korrupsion, Edi Rama pritet t’i përgjigjet me ndryshime ministrash.

 

Vetë kryeministri nuk e përjashtoi mundësinë që shtatori mund të rifreskojë qeverinë, siç bëri në 2018-ën kur hoqi thuajse gjysmën e ministrave më të rëndësishëm.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Do të duhet të prisni, asambleja për punë ditësh do të mblidhet.

 

Ajo që nuk dihet është se cilët ministra do të lirojnë karrigen. A do të jenë ata që dyshohet se kanë abuzuar me ligjin siç është rasti i ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, për të cilën hetuesit e Bashkimit Evropian dyshojnë për korrupsion me fondet e AZHBRR-së kur drejtohej nga ajo apo ministrja e Jashtme Olta Xhaçka që fati i mandatit të saj pritet të shqyrtohet nga “Kushtetuesja”. Këtyre i shtohet edhe Delina Ibrahimaj, ministrja e Ekonomisë dhe Financave që në korrik shkarkimi nga ajo vetë dhe Edi Rama u mohua.

 

DELINA IBRAHIMAJ

 

MINISTRE E EKONOMISE DHE FINANCAVE

 

Thashetheme vere, nuk jam shkarkuar.

 

Thashethemet e verës pritet të vërtetohen në vjeshtë. Se kush ikën dhe vjen, këtë e di vetëm Edi Rama, ashtu siç ndodhi në Asamblenë Kombëtare të korrikut kur askush nuk e priste, madje as vetë Damian Gjiknuri që do të shkarkohej nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm, e bashkë me të i gjithë sekretariati.

 

DAMIAN GJIKNURI

 

ISH SEKRETAR I PERGJITHSHEM I PS

 

Më mirë do të bëhet.

 

Pasi një muaj më parë u tha të tijve që të bëjnë kujdes se SPAK e kanë pas dere dhe pas kësaj deklarate ish numri dy i shëndetësisë Klodian Rrjepaj u arrestua dhe nga Gjykata Speciale kërkohet hetimi i Ilir Beqaj, ish-ministrit të Shëndetësisë për kontratën me PPP të sterilizimit, do të duhet të presim se cila do të jetë porosia e radhës e Edi Ramës.

 

Po aq Asambleja Kombëtare do të duhet të vendosë edhe datën për kongresin e jashtëzakonshëm të socialistëve, i parashikuar të mbahet në fund shtatori ose fillim tetori. Në kongres socialistët do të vendosin për numrin dy të tyre që deri më tani si detyrë po e ushtron Blendi Klosi dhe për drejtuesit e rinj të sekretariateve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *