Gjergji Simaku është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës.

 

Në vend të tij është emëruar Endrit Molla. Vendimet janë miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë.

 

LIRIM NGA DETYRA

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

  1. Gjergji Simaku, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

EMËRIM NË DETYRË

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

  1. Endrit Molla emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *