E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ndryshime në qeveri, kush janë dy emrat që largohen

Në mbledhjen e sotme të qeverisë ka patur disa ndryshime në kabinet, ku janë larguar nga detyra dy zëvendësministra.

Më konkretisht bëhet fjalë për dy zv/ministrat e Punëve të Jashtëme Besard Kadia dhe Artemis Malo.

Mësohet se si Kadia ashtu dhe Malo do të vijojnë karrierën e tyre në diplomaci.

Malo mësohet se ka marrë aprovimin nga kryeministri Edi Rama për të shkuar si ambasadore e Shqipërisë në Kanada. Ndërsa  Kadia është propozuar për të shërbyer si ambasador në Azerbajxhan.

Vazhdo të lexosh

Reklamë