E shtunë, 26 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ndryshime në Prokurorinë e Përgjithshme/ Kush do t’i drejtojë 3 sektorët e rinj

Struktura e Prokurorisë së Përgjithshme pësoi disa ndryshime këtë të hënë. Mësohet se ky organ tashmë do të ndahet në tri drejtori dhe secili do të ketë nga një drejtues.

 

Drejtoria Gjyqësore do të jetë e drejtuar nga Adnan Xholi, Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë nga Olsi Dado, ndërsa Drejtoria e Koordinimit Institucional nga Sokol Stojani.

 

Drejtoria e fundit është e ndarë në tre sektorë: Drejtoria e Koordinimit dhe Studimit me drejtues Kujtim Lulin, Sektori i Dekriminalizimit me drejtues Adnan Kosovën, Sektori i Monitorimit me në krye Arens Çelën dhe Sektori i Përgjimeve me drejtues Thoma Janon.

Vazhdo të lexosh