E shtunë, 26 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Zbulohen lëvizjet e fundit

Vijojnë ndryshimet në radhët e Policisë së Shtetit.

Mësohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka emëruar Dashamir Bendo si shef i Operacionales në Tiranë.

Alfred Cenaj shef komisariati në Elbasan. Këtë post më herët e mbante Ermal Lila, i cili tashmë është emëruar zëvendësdrejtor për hetimin e krimit në Kukës.

Pëllumb Kovashica shef komisariati në Peqin. Këtë post më herët e mbante Oltion Agolli, që tashmë do të mbajë postin e shefit të komisariatit në Pogradec.

Hajri Kushe ishte zv.drejtor për hetimin e krimit në Policinë e Kukësit, emërohet në të njëjtin post në Shkodër.

Bujar Laze emërohet shef komisariati në Korçë.

Vilson Bala, nga shef komisariati në Bulqizë, emërohet shef komisariati në Durrës.

Vazhdo të lexosh