E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Ndryshime në ligjin e policisë, drejtuesit madhorë do të “filtrohen” në komision

Nga Esido Barkaj 

Jo vetëm Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, por edhe drejtorët rajonalë si dhe shefat e komisariateve nuk do marrin postin përmes emërimit, por procesi do të kalojë në një komision të veçantë.

Reklamë

Ai do të përzgjedhë figurën më të pastër dhe më profesionale për kreun e ri të uniformave blu dhe më pas emrin e tij do ta dërgojë te ministri i Brendshëm ku ky i fundit e delegon në kryeministri për vendim. Me komision gjithashtu do të përzgjidhen edhe drejtorët e qarqeve që do të kenë një mandat 3-vjeçar me mundësi rikandidimi.

Këto janë disa nga ndryshimet që pritet të pësojë “Ligji për Policinë e Shtetit”. Tashmë drafti është publikuar për Konsultim Publik e më pas pritet të kalojë në Komisionet Parlamentare dhe në Kuvend për miratim.

Një tjetër ndryshim që parashikohet nga ky ligj janë edhe kompetencat e shtuara për ministrin e Brendshëm pasi do të ketë detyrë të ushtrojë kontroll administrativ, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Një risi është dhe koha e qëndrimit në komisariat gjatë ndalimit të përkohshëm policor apo shoqërimit për qytetarët, e cila do të jetë maksimalisht 5 orë dhe jo 10 orë sa është deri më tani. Gjatë këtyre orëve personi i shoqëruar do të merret në pyetje, të verifikohet dhe nëse ndaj tij nuk vendoset masë arresti, ai duhet të lirohet.

Ligji i ri pritet që t’i japë mundësinë efektivëve dhe agjentëve që të promovohet në grada dhe pozicione drejtuese sipas meritokracisë dhe përformancës së tyre gjatë detyrës në hetimin e krimit.

Ndryshim tjetër është shkrirja e garave për inspektorët, duke u hequr konkretisht grada e inspektorit të parë dhe atij të dytë./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë