Subscribe

3 vjet gjysme pas miratimit te reformes ne drejtesi, parlamenti po pergatitet te ndryshoje dy prej ligjeve baze te kesaj reforme.

Kerkesat per ndryshime ligjore kane ardhur nga vete institucioent e reja te sistemit te drejtesise dhe sipas kryetarit te komisionit te ligjeve Ulsi Manja, synojne te rregullojne problematiken e shfaqur gjate ketyre viteve.

Ndryshimi i pare synon ti jape zgjidhje çeshtjes se shume debatuar, marrjes se masave ndaj prokuroreve e gjyqtareve qe shkelin ligjin.

Mazhoranca ka vendosur te terhiqet nga synimi qe ti jape kompetenca te perkohshme keshillit te prokurorise dhe atij gjyqesor duke u fokusuar tek inspektori I larte I drejtesise I cili u zgjodh pak jave me pare.  Kreu I komisionit te ligjeve thekson se ndryshimet do te synojne fillimin sa me pare nga puna te ketij institucioni.

 

ULSI MANJA

 

KRYETAR I KOMISIONIT TE LIGJEVE

 

“Sepse ne ligj eshte percaktuar ngritja Brenda 6 muajve e ketij institucioni por ka lindur nevoja te kemi nje dispozite tranzitore konkrete lidhur me skemen e delegimit te magjistrateve prane inspektorit te larte te drejtesise per te filluar nje ore e me perpara inspektimet ne gjykata dhe prokurori pasi ne kete faze mungon llogaridhenia e sistemit”.

 

Disa ndryshime ka ardhur si detyrim nga vendet bosh te krijuara ne gjykata e prokurori per shkak te vetingut.

 

 “Ndryshimet qe kerkon keshilli I larte gjyqesor dhe I prokurorise lidhur me qartesimin e disa dispozitave lidhur me skemen e delegimit te gjyqtareve dhe prokuroreve jane diktuar edhe nga vetingu. Ndryshimet konsitojne ne shkurtimin e afateve kohore per ta bere me fleksibel skemne e delegimit te gjyqtareve dhe prokuroreve per te mos krijuar problem ne gjykimin e ceshtjeve”.

 

Por pavaresisht ketyre nderhyrjeve, Manja thekson se thelbi I 7 ligjeve baze te reformes ne drejtesi nuk do te preket.

 

 

 “ Ligjet e reformes nuk mund te preken pervecse kur nevoja e ndryshimit vjen nga keto institucione dhe ne konsultim te plote me partneret tane nderkombetare, Euralius dhe Opdat.

 

3 vjet e gjysem pas miratimit te reformes, pothuaj te gjitha institucionet e reja kane kerkuar prane parlamentit nderhyrje ne ligjet baze te reformes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *