Cdo person qe thyen karantinen dhe infekton per vdekje nje person tjeter, rrezikon te denohet me 15 vite burg. Masat e ashpra ndaj te gjithe atyre qe shkelin urdherat ne situaten e veshtire te krijuar si pasoje e koronavirusit jane depozituar tashme ne parlament, dhe denimet me te ashpra parashikohen per te gjithe ata qe shkelin karantinen.

 

“Moszbatimi i urdhrit të karantinës apo shkelja e rregullave të karantinës nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive ngjitëse, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë dhe me burgim deri në dhjetë vjet. Kur nga vepra ka ardhur ose ka mundësi të vijë vdekja e personit, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.”

 

Ndryshimet ne Kodin Penal jane depozituar ne Parlament nga deputetja Edlira Bode, dhe parashikojne masa edhe per ata qytetare qe shkelin urdherat gjate gjendjes se fatkeqesise natyrore: ata dënohen me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj.

 

Keto ndryshime pritet te shqyrtohen ne Komisionin e Ligjeve e me pas te kalojne ne Parlament, i cili te enjten do te zhvilloje mbledhjen e tij te pare qe prej fillimit te krizes se koronavirusit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *