E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Ndryshim ligjeve të Reformës/ Avokatët penalistë akuzojnë Gjykatën e Lartë: Funksionon me probleme 

Avokatët penalistë të Shqipërisë kërkojnë disa ndryshime të ligjeve të reformës në drejtësi, sikundër dhe ndalimin e marrjes së vendimeve në dhoma këshillimi, pasi për ta këto vendimmarrje janë antiligjore.

 

Reklamë

 

SAJMIR VISHAJ

Reklamë

AVOKAT PENALIST

 

Do kërkojme ndryshim te disa ligjeve të reformes ne drejtësi, ne GjL, e cila shqyrton pa dëgjuar palët. Gjykata e lartë denon te vdekur. Nuk duhen marrë vendime ne dhoma keshillimi, po futen njerëz në burg…

 

 

Në takimin e përvitshëm të ndarjes së çmimit “Toga e Artë”, pjesëmarrës ishte edhe ish ministri i drejtësisë, Spartak Ngjela, i cili po ashtu pati kritiksa për Prokurorinë E Posaçme Antikorrupsion.

 

 

SPARTAK NGJELA

ISH MINISTR I DREJTËSISË

 

Spaku nuk është i gjithi kushtetues, fakti që del nga linja transversale e kushtetutes, a e bën të ketë frikë? Nuk mund të kete gjyqtar aq të rinj, po ne jemi të detyruar ta bëjmë. Nuk ka në Angli gjyqtar poshtë moshës 50 vjeç.

 

 

Edhe hartuesi i Legjislacionit Penal, profesori 102 vjeçar, Ismet Elezi dha një këshillë për zbatimin e Reformës në Drejtësi.

 

 

PROF. DR ISMET ELEZI

PROFESOR I SË DREJTËS PENALE

 

Reforma ne drejtësi nuk mund të zbatohet pa kulturën juridike.

 

 

Nga ana tjetër, Vishaj ngriti shqetësimin se 300 avokatë janë larguar vetëm në tre muajt e fundit nga Shqipëria drejt Gjermanisë për një mundësi tjetër punësimi.

 

 

SAJMIR VISHAJ

AVOKAT

300 avokatë janë larguar drejt Gjermanisë për punë krahu.

 

 

Pesë ishin fituesit e titullit Toga e Artë, Profesori Ismet Elezi, Joana Qeleshi, Fran Lleshi, Kastriot Brahimmuco dhe Murat Cara.

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë