Subscribe

Edhe Serbia është kundër e ndryshimit te kufijve ne ballkanin perendimor.

Presidenti serb,Akleksander Vucic, në një intervistë për mediat vendase tha se  ne një dokument të propozuar nga Samiti “Brdo-Brioni” , i cili është firmosur nga presidentet vjosa Osmani, Zoran Milanovic si dhe Milo Gjuukanovic, ai është dakordësuar se Beogradi kundërshton cdo ide për ndryshimin e kufijve në rajon.

 

ALEKSANDER VUCIC

PRESIDENT I SERBISË

“Ata më dërguan një propozim për konkluzionet e Samitit, i cili thotë se ne të gjithë duhet të kundërshtojmë ndryshimin e kufijve. Unë bëra një ndryshim të vogël dhe kjo tani është ferr për ta.”

 

Por kreu i Serbisë  theksoi se ai do te pranoje kete propozim vetem me nje kusht.

 

“Shtova  vetëm një fjali ku thuhet se  po e pranoj por vetem nese është në përputhje me statutin e Kombeve të Bashkuara dhe vendimet e çdo organi tjetër përkatëse. Dhe kjo nuk do të pranohet, sepse kjo do të nënkuptojë Kosovën si pjesë të Serbisë.”

 

Vucic këtë të hënë do të takohet me sekretarin i përgjithshëm të nato-së Jens Stoltenberg, për të parandaluar sipas tij heqjen e trupave ushtarake të KFOR-it dhe UNMIK-ut nga Kosova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *