Qeveria në Emiratet e Bashkuara Arabe ka vendosur të ndryshojë fundjavën nga e premte-e shtunë në të shtunë-e diel dhe ka vendosur që java e puns të mos jetë 5 ditë, por katër ditë e gjysmë.

 

Rregullat do të hyjnë në fuqi më 1 janar.

 

Përveç të shtunës dhe të dielës,  Emiratet do të kenë edhe një gjysmë dite pushimi të premten pas orës 12:00 , ditën e faljes së madhe javore në vendet myslimane.

Lajmi u raportua nga agjencia e lajmeve emirate Wam , duke theksuar se vendimi “zbatohet për entet e qeverisë federale dhe shoqërohet me orar të ri pune, me ditë pune nga e hëna deri të enjten duke filluar nga ora 7:30 dhe përfundon në orën 15:30. , të premteve nga ora 7.30 deri në 12”.

 

Emiratet e Bashkuara Arabe janë vendi i parë në botë që prezanton një javë pune më pak se pesë ditë .

 

Në shumicën e vendeve arabe, fundjava është nga e premtja në të shtunë. Federata që bashkon shtatë emiratet do të bëhet i vetmi vend i Gjirit me një fundjavë të shtunën-të dielën, një vendim që do ta lejojë atë të përafrohet me shumicën e vendeve jashtë botës arabe.

 

“Kjo fundjavë e gjatë është pjesë e përpjekjeve të qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe për të përmirësuar ekuilibrin punë-jetë dhe për të rritur performancën e konkurrencës ekonomike të vendit,” tha agjencia.

 

“Java kombëtare e punës” do të jetë e detyrueshme për sektorin publik nga janari./Tgcom

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *