Subscribe

Ndriçimi publik i qyteteve konsiderohet si nje nga shpenzimet mëdha per buxhetin e shtetit, e konkretisht per njësite vendore. Ndaj qeveria po vlerëson mundësinë qe edhe kete shërbim ta jap me koncesion, me qellim kursimin. Ministri Damian Gjiknuri tha se kjo mund te realizohet duke kryer investime ne pajisje qe mund te reduktojnë konsumin e per rrjedhoje ulin edhe faturën financiare. Por kjo nisme e qeverise ka hasur edhe kundërshtimin e Ministrisë se Drejtësisë, e cila thotë se kjo është nje e drejte e qeverisjes vendore, ndaj i takon asaj ta transferoje ose jo te ketë shërbim tek privati. Ketë deklarate ministri e beri gjate marrëveshjes qe pati me ambasadorin gjerman ne Tirane. Qeveria gjermane ka dhënë nje grant prej 4.5 milion euro, me qellim eficensen e energjisë ne konviktet e kampusit universitar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *