E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ndriçimi i sheshit “Nënë Tereza” me drita LED

Tashmë Sheshi “Nënë Tereza” do të ketë ndriçim LED.

Ekipi i Mirëmbajtjes së Ndriçimit Publik në Bashkinë e Tiranës u zëvendësoi shtyllat dhe ndriçuesit me LED.

Gjithnjë e më shumë rrugët e kryeqytetit po pajisen me ndriçimin LED, i cili është tepër miqësor me ambientin dhe njëkohësisht edhe më pak i kushtueshëm.

Reklamë

Dritat LED janë përzgjedhur kryesisht për kursimin e energjisë elektrike.

Përveçse kursejnë energji, kjo teknologji ka kosto të lirë në mirëmbajtjen dhe rrit cilësinë e ndriçimit.

Teknologjia LED garanton qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e llambave, disa herë më tepër krahasuar me jetëgjatësinë e llambave aktuale./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë