16 persona u vunë pas hekurave për krime mjedisore.
Operacioni i koduar “Metalurgjiku” i udhëhequr nga prokuroria e Elbasanit arrestoi 9 të huaj, indianë, nepalezë dhe koreanë dhe 7 shqiptarë pasi sipas hetimeve kishin ushtruar aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve dh prodhimin e ferrokromit.
Ata janë vënë nën hetim për “Ndotje të ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Fshehje të të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.
Ky i fundit është një lëndë, aliazh i kromit dhe hekurit që përdoret për prodhimin e çelikut. Nga hetimet intensive, si dhe inspektimet e kryera në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ka rezultuar se dy subjekte tregtare, të cilat ushtronin aktivitet në zonën e ish-Metalurgjikut, Bradashesh, Elbasan, kanë shkelur legjislacionin mjedisor, duke ndotur ajrin, ujërat dhe tokën, si dhe duke mos respektuar rregullat për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe përpunimin e mbetjeve të baterive.
Të dyja këto subjekte u gjobitën njëri, 3.000.000 ndërsa tjetri 10.000.000 lekë për subjektin tjetër si dhe u pezulluan, ndërsa u vunë nën sekuestro edhe disa celularë./vizionplus.tv





