Subscribe

Bashkimi i një sasie të madhe mbetjesh hidrokarbure me sistemin e kanalizimeve të impiantit të trajtimit të ujërave në Shënavlash të Durrësit ka shkaktuar ndotje të rëndë mjedisore.

 

Ndotja ka bërë që impianti të fiket që prej mëngjesit të së mërkurës dhe afro 30 mijë metra kub ujëra të ndotur që dalin nga banesat dhe bizneset e Durrësit në një ditë, tashmë të derdhen pa u pastruar në det.

 

OLSI GRACENI

DREJTOR I IMPIANTIT TË TRAJTIMIT

 

Na janë shkaktuar dëme të shumta dhe puna në impiant është ndërprerë deri në pastrimin e plotë nga kjo lloj ndotje.

 

Mbetjet e shumta me bazë hidrokarbure mendohet se mund të jenë hedhur në pakujdesi e sipër nga ndonjë biznes dhe më pas kanë lëvizur nëpërmjet kanalizimeve të ujërave të ndotura të qytetit, duke përfunduar tek impianti i trajtimit.

 

Pranë impiantit kanë mbërritur inspektorë nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, për të parë shkallën e ndotjes. Edhe në të kaluarën ka pasur ndotje të tilla mjedisore, por jo në përmasa të tilla si kjo e ditës së sotme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *