Subscribe

Ndotja ne brigjet dhe ujerat të lumenjve, është një problem që ka mbetur ende pa zgjidhje në vendin tonë.

Tashmë kompetencat për të kryer inspektime i ka  marrë ministria e Brendshm,e dhe vetë ministri Lleshaj zgjodhi të shkojë vetë deri në burimet e lumit Erzen.

Ai tha se papërgjegjshmëria e njerëzve ka qenë shkaku kryesor i ndotjes.

SANDER LLESHAJ

MINISTER I BRENDSHËM

Tani këtu ku jemi ky ujë pihet, ndërsa po të shkojmë në Shijak ky ujë është helm. Dhe përse shndërrohet nga ujë kristal në helm në Shijak, ne e kuptojmë vetë të gjithë. Nuk e bën Zoti këtë punë, por e bëjmë ne. E bëjmë ne, sepse sillemi si të papërgjegjshëm me burimet tona jetik. Në fakt ajo që ndodh është që ne bëjmë atë punën më të poshtër që mund të bëjë një njeri për natyrën edhe për jetën e vet. Që ujërat e zeza i hedhim këtu edhe e nxijmë lumin hap pas hapi,  derisa kur mbërrijmë në Rrushkull është një bombë.

Kjo situatë paraqitet te jetë jo vetëm ne në lumin  Erzen por edhe ne një pjesë të madhe të lumenjve të tjerë të vendit.

Në ato ujëra të zeza lahemi ne, po e njëjta gjë ndodh në Velipojë, po e njëjta gjë ndodh në Lezhë, në Shëngjin, në Durrës, në Seman, në Vlorë, Vjosa e të tjerë me rradhë. Po arritëm të bëjmë këtë lumë si model, që është më i vogli, më i thjeshti, nesër mund të themi, do t’i hyjmë lumit të Shkumbinit, apo Devollit, Semanit, Osumit e me radhë, Matit, Drinit, por të bëjmë një model.

Në aksionin për heqjen e mbeturinave si dhe hetimin e ndotësve janë përfshirë punonjësit e IKMT si dhe forca policore nga RENEA dhe FNSH.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *