Subscribe

Jetesa ne qytetet e mëdha ka edhe kosto shëndetësore. 5 ne 100 persona ne Shqipëri vuajnë nga astma. Mjeket japin alarmin per shtimin e shpejte te pacienteve me ketë sëmundje, kryesisht te fëmijëve te vegjël. Ne dekadën e fundit është shtuar me 50% numri i personave qe vuajnë nga problemet serioze te frymëmarrjes. Nje nga shkaktaret kryesore është niveli i larte i ndotjes.

 

Ne ditën botërore te astmës, mjeket bëjnë apel per diagnostikimin e hershem te personave qe kryesisht vuajnë nga alergjitë dhe kane probleme me frymëmarrjen. Por cilat janë shenjat e para te astmës, veçanërisht tek te vegjlit?

 

Astma është nje sëmundje qe nuk shërohet, por mbahet nen kontroll përmes medikamenteve dhe vaksinës që aplikohet sipas rekomandimit te mjekut. Edhe ne bote astma konsiderohet nje sëmundje madhore qe prek 12% te popullatës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *