Subscribe

 

Një i ri 22 vjeçar ka përfunduar ne sanatorium, i sëmure nga mushkëritë.

 

Mjeket i kane thëne se si pasoje e ndotjes, ka pësuar dëme te mëdha ne shëndet.

 

Pasojat e ndotjes po kthehen ne nje rrezik te madh për shqiptaret. Vetëm ne nje vit diagnostikohen rreth 700 persona te prekur me sëmundjet pulmonare. Pneumologia ne spitalin “Shefqet Ndroqi”, Silvana Bala thotë se ne nje ambient ku nuk zbatohen rregullat, jemi te gjithë te rriskuar per t’u prekur nga sëmundjet.

 

Sipas Bales, shteti duhet te marre masa qe te reduktoje ne maksimum ndotjen.

 

Të paktën 9 milionë njerëz kanë vdekur për shkak të ndotjes së ajrit në mbarë botën. Kjo shifër alarmante ka shqetësuar Organizatën Botërore të Shëndetit. Sipas një studimi të ri, ndotja e mjedisit është vrasësi numër 1, duke shkaktuar më shumë vdekje të parakohshme se sa lufta, terrorizmi, apo fatkeqësitë natyrore.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *