Subscribe

Anëtarët e opozitës ne këshillin bashkiak te Tiranës bënë përgjegjës Erion Veliajn për nivelin e ndotjes se mjedisit në kryeqytet dhe pasojat qe kjo ndotje ka te shëndeti i qytetareve.

Duke u mbështetur në të dhënat e një studimi te realizuar nga Besnik Bare anëtar i Akademisë së Shkencave, sipas të cilit niveli i ndotjes së ajrit  në Tiranë është deri në 18 here më i lartë se norma e lejuar nga OBSH, mjeku Alimehmeti deklaroi se këto janë pasojat e mënyrës se si është qeverisur kryeqyteti nga viti 2015.

 “Është i vërtetë trafiku, është e vërtetë babëzia e ndërtimit, është e vërtetë babëzia e prishjes së parqeve e nga krahu tjetër KLSH na thotë që ai pylli orbital  jo vetëm që nuk ekziston, po nuk ka pas as mundësinë hapësinore e as ekonomike që të ekzistojë. Ky është realiteti dhe për këtë përgjegjësi  direkte ka kryetari I bashkisë së Tiranës dhe agjencia kombëtare e mjedisit që ka ndaluar matjet duke na lënë në këtë katrahurë”, tha Alimehmeti.

Alimehmeti shpjegoi se një mjedis i ndotur ndikon drejtpërdrejt ne shëndetin e banorëve të Tiranës, veçanërisht ne shëndetin e fëmijëve.

“Studimi i Harvardit për vitin 2021 thotë shume qartë që risku rritet me 64% nëse një fëmijë ekspozohet ndaj nivele prej 10 microgram për metër cub. Ne këtu jemi nga 32-93 microgram për metër kub. Ky është demi qe I shkaktohet fëmijëve shqiptare”, tha Alimehmeti.

Sipas anëtarëve të opozitës në këshillin bashkiak të gjithë banorët e Tiranës pavarësisht se në cilën zonë jetojnë sot thithin ajër te ndotur që praktikisht po u shkurton jetën. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *